Bledi Shkëmbi: Me Beshiktashin jo inferiorë, titulli sërisht i yni

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, nuk e fsheh entuziazmin për atë që ka arritur derit tani ekipi i tij. Mesfushori korçar flet në lidhje me kampionatin dhe ndeshjen e rradhës në Europa League, ku kundërshtarë do të jenë turqit e Beshiktashit. Kapiteni i bardhekuqve shprehet:
image

“Kemi bërë mirë deri tani në kampionat, dhe kjo na jep akoma më tepër besim për të ardhmen e këtij sezoni. Jemi në krye pas 3 javësh kampionat dhe kam bindjen se nuk do t’a lëshojmë kreun e renditjes deri në fund. Këtë sezon jemi përshtatur më mirë me kampionatin pasi jemi më të kompletuar se një sezon më parë. E kemi nisur mirë mbrojtjen e titullit, por përsa i përket rivalëve është ende herët për t’u shprehur, por pavarësisht kësaj mendoj se Partizani do të jetë ajo që do të rivalizojë deri në fund për titull, por mendoj se ata do të renditen pas nesh në fund të sezonit.”

image
Gjithashtu kapiteni i korçarëve foli edhe për ndeshjen ndaj Beshiktash për grupet e Europa League. Ai theksoi se Skënderbeu nuk futet si inferior në këtë përballje: “Është një ndeshje shumë e fortë për ne, dhe të jemi të sinqertë kjo është një nga ato sfida që askush nuk dëshiron t’a humbasë. Ne do të japim maksimumin në fushë, dhe do të zhvillojmë lojën tonë. Nuk do të futemi si inferiorë në fushë, pavarësisht se e respektojmë kundërshtarin. Kemi mundësi jo vetëm të marrim një barazim por edhe të synojmë fitoren, gjë që do të ishte fantastike për ne”,- u shpreh Bledi Shkëmbi, kapiten i ekipit të Skënderbeut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.