Bledi Shkëmbi merr Sefën në ekipin e tij

0
SHPËRNDAJE

Liria e Prizrenit ka afruar në ekip mesfushorin Jetmir Sefa, i cili në Superiore ka veshur fanellën e disa klube, madje ka dalë edhe kampion me skuadrën e Tiranës.

Mesfushori vjet ishte pjesë e Kamzës, ndërsa tani ka nënshkruar me Lirinë e Prizrenit, sikurse shkruan gazeta “Sport Ekspres” në versionin e saj online.

Sefa i bashkohet Bledi Shkëmbit, me të cilin ka qenë shok ekipi, ndërsa tani do të jetë nën urdhrat e tij, pasi ai është trajneri i skuadrës nga Prizreni.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.