Shkëmbi: Fitoren ia dedikojmë “baba Muzakës”

0
SHPËRNDAJE

bledi_shkembi_dielli.al_

Kapiteni i Skënderbeut Bledi Shkëmbi, i cili ishte edhe ndër lojtarët më të mirë në fushë, në fund të ndeshjes thuri elozhe për Hamdi Salihin : “Është nder dhe kënaqësi të luash përkrah Hamdi Salihit, u duk qartë se sa mirë kuptoheshim në fushë. Do mundohemi ta bindim Salihin që të qëndrojë pasi është një lojtar i madh. Përpara ndeshjes ishim në presion sepse të gjithë prisnin fitoren dhe do të kishte qënë e rëndë nëqoftëse nuk do të vinte. Megjithatë çdo gjë shkoi mirë dhe jemi shumë pranë kualifikimit. “

“Në pjesën e parë luajtëm mirë ndërsa në të dytën u shpërqëndruam në momentin e golit. Nuk prisnim të pësonim pas pjesës së parë që zhvilluam megjithatë një skuadër e madhe di të reagojë dhe ne e bëmë këtë gjë duke shënuar dy herë të tjera. Fitoren ja dedikoj Gjergj Muzakës i cili sapo është bërë baba. Doja të shënoja gol për të, por fatkeqësisht nuk ia dola,” – u shpreh kapiteni korçar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.