Blendi Shkëmbi: Kemi shanse të barabarta për kualifikimin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në konferencën për shtyp për ndeshjen Skënderbeu-Dinamo Zagreb, kapiteni i korçarëve Blendi Shkëmbi u shpreh: Do të jetë një kënaqësi e veçantë të dëgjojmë himnin e Champions League live, por kjo gjë nuk duhet të na bëjë euforikë pasi duhet ta kemi mëndjen e qetë për këtë takim. Kemi ende shumë dëshirë dhe shumë ritëm për të bërë diçka akoma më të madhe nga ajo që kemi arritur deri tani. Shumë njerëz më kane pyetur nëse do i ndërroja pesë kupat me kualifikimin në grupet e Champions, por nuk do e bëja diçka të tillë. Ne mund t’a arrijmë kualifikimin edhe pa i dhëne këto pesë kampionate që kam fituar.”
image
“Duhet të japim maksimumin ndaj Dinamo Zagreb, dhe duhet të jemi perfektë. Nuk do të bëjmë mirë nëse nuk do të japim maksumin tonë në fushën e lojës. Personalisht mendoj se kemi shanse të barabarta për kualifikim. Nga tifozët nuk mendoj se do të kemi presion, po ashtu edhe nga klubi apo presidenti. Ne të gjithë sëbashku duam që të vazhdojmë në këtë histori. Është diçka mjaft e madhe. Përsa i përket çështjes së përfolur të fotove, jam i bindur se do të bëjmë përpara ndeshjes pasi është e detyrueshme. Jam i kënaqur që po e luaj këtë moment fantastik të karrierës time.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.