Blendi Shkembi: Kualifikim dhe fitore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Skënderbeut i duhen edhe 90 minuta për të qenë në turin e tretë të Champions League. Stërvitja e fundit në Belfast i ka dhënë fund përgatitjeve të korçarëve. Trajneri Mirel Josa nuk ka në grup vetëm mbrojtësin Tefik Osmani për sfidën me Krusejdërs. fitorja e thellë 4 – 1 në takimin e parë të zhvilluar në Shqipëri kërkon edhe një tjetër në Irlandën e Veriut. Ky është mendimi edhe i kapitenit të Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, i cili shprehet:
image
“Stërvitja e fundit shkoi mirë. Duhet të luajmë edhe këtë sfidë për të realizuar objektivin që kishim edhe më parë kualifikimin. Megjithatë nuk duhet të kënaqemi me kaq, por të kërkojmë një tjetër fitore me irlandezoveriorët” – deklaroi kapiteni Bledi Shkëmbi.

image
Një sukses i Skënderbeut ndaj Krusejdërs sot në mbrëmje do të ishte i pari për ekipin kampion të Shqipërisë jashtë fushës në kupat e Europës. Fusha e lojës do të përcaktojë kualifikimin dhe më pas ekipi korçar do të përballet me fituesin në përballjet Milsami Orhei – Ludogorets Razgrad.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.