Blerja e Casillas një dështim i madh

0
SHPËRNDAJE

Aventura e Iker Casillas nuk ka qenë ndër më të mirat e mundshme pas kalimit tek Porto. Portieri spanjoll i transferuar nga Real Madrid nuk e ka justifikuar aspak emrin e madh që ka në futboll teksa këtë edicion ka pësuar plot 34 gola në të gjitha kompeticionet deri më tani. Presidenti i skuadrës portugeze ka qenë i ashpër në deklaratat e tij teksa e ka cilësuar si një dështim transferimin e Casillas tek skuadra e tij:

Iker Casillas
Iker Casillas

“Casillas? Një dështim i madh në merkato. Kemi gabuar në transferimin e tij dhe duhet t’a shesim sa më shpejtë të jetë e mundur në merkaton e rradhës”, u shpreh numri një i Portos. Ndërkohë që Iker Casillas është gjithnjë e më pranë një kalimi në MLS Amerikane.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.