Blerja “e dështuar” e Skënderbeut firmos në Kazakistan

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Marvin Ogunxhimi ishte një nga blerjet e bujshme të Skënderbeut në merkaton e janarit, por që në fakt rezultoi një dështim total. Sulmuesi belg u afrua te korçarët duke patur një CV impresionuese, por që në fund doli të ishte një lojtar i panevojshëm për trajnerin Daja.

Ogunxhimi luajti vetëm 165 minutat në Superiore, me asnjë gol të shënuar e mijëra euro të arkëtuar dhe në fund ka ikur pa ndier, duke gjetur strehë tashmë në Kazakistan.

Sipas asaj që raportonVoetbalnieuës.be, sulmuesi ka firmosur për Okzhetpes, klub modest në Kazakistan, që është në vendin e dhjetë në kampionatin me 12 skuadra. Kampionati në Kazakistan është ende në mesin e rrugës dhe Okzhetpes ka vetëm 8 ndeshje deri në përfundim.

Kontrata e Ogunxhimit është deri në fundin e sezonit me një pagë të majme, por duket se ky është treni i fundit për sulmuesin belg të tregojë se sa vlen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.