Blick: Momenti i çmendur i Sadikut

0
SHPËRNDAJE

15-SADIKU
Armando Sadiku

Ishte i shkëlqyer te Lugano, e mori Zurich, ja dha Vaduzit. Tani të treja këto klube janë përfshirë në një luftë të tmerrshme me njëra tjetrën për të qëndruar në kategori.

Dje Armando Sadiku pa me sytë e tij tmerrin që kaloi ish-shoku i tij i ngushtë te Lugano, Sabbatini. Më pas penallti e humbur e në fund festë pasi një pikë mjaftonte që Vaduz të siguronte qëndrimin në elitë.

Por karuseli i emocioneve vazhdon për Sadikun pasi javën e ardhshme Vaduz luan pikërisht kundër Zurich e cila tek e fundit zotëron kartonin e shqiptarit. Por a do luajë Sadiku?

Vaduz e ka siguruar tashmë qëndrimin por Sadiku do të ndëshkojë ekipin e tij Zurich? Apo do ta mëshirojë dhe të ndëshkojë në këtë mënyrë Luganon e cila e afirmoi si futbollist?

Por në fund vetë Sadiku në mënyrë eskluzive shprehet se nuk do të pranojë të luajë. “Kam frikë. Nuk dua të rrezikoj sepse Europiani po afron dhe dua të jem në rregull për Kombëtaren.”

Duket që fundi i dramës do të bëhet pa Sadikun.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.