“Blindohet” Ballshi, finalja e mbijetesës luhet me 1 mijë policë

0
SHPËRNDAJE


Superiorja/
Ditën e shtunë në Ballsh do të luhet një ndeshje tepër e rëndësishme e vlefshme për javën e 35-të në Kategorinë Superiore. Bylisi do të presë në fushën e tij skuadrën e Flamurtarit, një ndeshje e cila është si një finale për të dy ekipet. Ballshiotët synojnë që të marrin një fitore me një diferencë prej 2 golash për të shpresuar tek mbijetesa, ndërkohë që skuadrës vlonjate i shërben qoftë edhe një pikë nga kjo përballje. Kjo sfidë parashikohet që të ketë tension të madh duke parë faktin që mund të vendosë fatin e dy skuadrave në Superiore. imageDuke parë këtë fakt edhe Policia e Shtetit pritet të marrë masat e duhura për të ndaluar ndonjë përplasje të mundshme apo presion ndaj kundërshtarëve, por ndoshta për të mos patur sërish raste dhune si ai në Peshkopi. Sipas “Panorama Sport” drejt Ballshit ditën e ndeshjes do të udhëtojnë plot 1000 forca policie, ku do të ketë edhe reparte të FNSH.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.