Boateng: Dortmundi na ka …

0
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Bajernit Zherom Boateng ka pranuar se ecuria fantastike e Borusia Dortmundit gjatë këtij sezoni ka ndikuar shumë edhe në ecurinë e bavarezëve, duke u dhënë një shtysë më tepër këtyre të fundit në kampionat. “Sigurisht, duhet ta pranojmë këtë. Dortmundi na ka dhënë një motivim më tepër. A na shijon fitimi i dopietës? Sigurisht, pyesni një skuadër e cila nuk ka fituar asnjë titull. Nuk mund të themi se një sezon me dy tituj është i keq. Sigurisht, kemi tentuar për tre, por nuk mund ta ndryshosh këtë tani”, – është shprehur berlinezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.