Boateng rikthehet tek Milan

0
SHPËRNDAJE

imageSerie A/ Një ditë e bukur parashikohet të jetë nesër në Milanello. Për t’u stërvitur me ekipin kuqezi të drejtuar nga Sinisa Mihajlovic do të bashkohet edhe ish-mesfushori i tyre, Kevin Prince Boateng. Pas largimit nga Schalke, ganezi nuk mundi dot të gjejë një ekip, dhe për këtë arsye Milan e ka thërritur të stërvitet me ekipin ku ai kaloi një periudhë mjaft të bukur. Kjo është tani mundësia që flitet, por nuk dihet ende nëse “Boa” do të jetë pjesë e Milanit duke filluar nga janari apo jo. Çdo hipotezë qëndron, ndërkohë që lajmi për rikthimin të tij tek Milan është pëlqyer edhe nga tifozët kuqezinj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.