Bobi?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

demi-starova-dervishi-partizani

Skuadra e Partizanit është eliminuar në mënyrë suprizë nga Besëlidhja e Kategorisë së Parë. 90 minutat e kthimit në Elbasan Arena, nuk sollën asnjë përmbysje, por vetëm një barazim 1-1 që i dha kualifikimin lezhianëve.

partizaniDuket se Partizani e nënvleftësoi këtë kundërshtar, por futbolli edhe një herë tregoi se s’ka llogari të saktë dhe se kalkulimet s’mund dhe s’duhet të bëhen në letër.

Por përgjegjës për këtë situatë padyshim është trajnerin Sulejman Starova, i cili ashtu sic mori meritat për momentin “po” tek sa skuadra e kuqe nën drejtimin e tij arriti disa fitore dhe ndeshje pozitive, tashmë kjo disfatë është sërish “merita” e Bobit.

 

Padyshim formacioni i hedhur në ndeshjen e parë ndikoi jo vetëm në performancën e skuadrës në fushën e lojës si pasojë e mungesave, por në një farë mënyrë injektoi në mendjen e skuadrës së Partizanit një auto-nenvleftësim mbase spontan për kundërshtarin e kupës, por që më pas dicka e tillë rezultoi fatale për “Demat”.

 

Padyshim një auto-gol ky i Starovës që në llogaritë e fund-sezonit mund të peshoj shumë duke parë se Kupa e Shqipërisë mund të jetë një objektiv për të kuqtë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.