Bogdani: Ekipi është shumë mirë ka fituar një trofe në Itali.

0
SHPËRNDAJE

Erjon Bogdani,trajner i kombetares u19

Erjon Bogdani trajneri i kombëtares u19 fletë ne konferenc për shtyp ne prag te europianit (u19) , që do të zhvillohet në Finlandë. /
“supersport”

Bogdani: Objektivi im si trajner është që të sjell sa më shumë lojtarë në U-21 dhe tek Kombëtarja. Ekipi është shumë mirë ka fituar një trofe në Itali. Kemi zhvilluar dy ndeshje të mira me Gjeorgjinë. Rezultatet pozitive që kemi marrë na inkurajojnë. Këto tre ndeshje do t’i përballojmë në mënyrën më të mirë. Pas tyre do të shohim ku jemi. Për një vit kam parë 70 futbollistë, sigurisht ka shumë që si kam parë. Detyra ime është t’i shoh të gjithë dhe të afrojë më të mirët. Dua të bëj sa më mirë për këtë ekip. Dera Kombëtares është e hapur për të gjithë.”

Në vijim ai përqëndrohet te ndeshja e parë eliminatore kundër Ukrainës ne “SelmanStermasi”

Bogdani: Të tre ekipet nuk i kemi frikë. Luajmë dy ndeshje në Tiranë, publiku do të na mbështesi. Nëse ata kanë topin ne duhet të mbrojmë, kur ne ta kemi topin normalisht do të jemi ne ata që do të sulmojmë. Nuk dua t’i ngarkoj cunat. Kam studiuar Ukrainën. Kanë marrë pjesë në kampionatin europian. Janë ekipe të forta ne kemi ambiciet tona. Nëse ne japim maksimumin ne do të arrimë rezultat të mirë.

Gjithashtu, bashkëpunimi me trajnerin e Kombëtares së Parë ,Kristina Panucci , Erjon Bogdani i pergjigjet kshu.
Bogdani: Kemi diskutuar me trajnerin U-21 dhe Panuccin. Do të bashkohemi do të krijojmë një ide sic po luan U-21 apo Kombëtarja. Ukraina ka një ekip të mirë, janë rritur bashkë nga U-15 deri te U-19. Dine se si të luajnë më njëri tjetrin. Ne do t’i krijojmë vështirsi. Kemi pasur një dëmtim të vogel sic është e mbrojtësit Pjetri. Për mua të gjitha lojtarët janë të barabartë. Rregullat i bën UEFA jo unë. UEFA ka bërë të mundur grumbullin. /
“supersport”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.