Bogdani: Kemi në grup 3 skuadra të forta

0
SHPËRNDAJE


Kombëtarja e 19 vjecarëve të Shqipërisë bëhet gati për eliminatoret e Europianit 2018 që do të zhvillohet në Finlandë. Trajneri Erjon Bogdani në një konferencë për shtyp ka bërë publike listën e të grumbulluarve.

Bogdani:Para një viti kemi deklaruar si objektiv të nxjerrim sa më shumë lojtarë për ekipin U 21 dhe Kombëtaren e madhe. Objektivi në këto 3 ndeshje është të japim maksimumin dhe më pas të shohim si jemi paraqitur. Kemi në grup 3 skuadra të forta, pasi Ukraina dhe Norvegjia kanë qenë mes 8 më të mirave në Europë, megjithatë kemi dicka pozitive në listë pasi janë 9 lojtarë të vitit 2000 që do prezantohen mirë por janë më të vegjël se lojtarët e rivalëve. Këto lojtarë do të jenë baza për vitin tjetër në të cilin pretendojmë të prezantohemi më mirë dhe të kualifikohemi.”

Bogdani është i bindur në zgjedhjen e bërë,.Bogdani:Grupi dhe baza e skuadrës ishte ajo që u pa në miqësoret me Gjeorgjinë, është e rëndësishme që ekipi të njihet me njëri-tjetrin. Kam vëzhguar këta lojtarë dhe më kanë dhënë garanci, ndoshta vitin tjetër do të kem mundësi të lëviz më shumë dhe të bëj zgjedhje të tjera.”

Përpara janë dhe dy sfidat e fundit të fazës së grupeve për ekipin e parë, ndaj Spanjës në transfertë dhe Italisë në “Loro Borici”?

Bogdani:Me Italinë mund të marim një rezultat pozitiv, ndërsa me Spanjën e shoh të vështirë pasi janë një ekip shumë i mirë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.