Bologna, ofertë 2 mln euro për Memushaj

0
SHPËRNDAJE

Bologna këmbëngul për mesfushorin Ledian Memushaj. Klubi emilian ka paraqitur ofertën e parë, duke vendosur në tavolinë 2 milionë euro për të siguruar shërbimet e futbollistit shqiptar.

Tashmë pritet përgjigjja e Pescara, që duhet të vendosë nëse do të heqë dorë nga kapiteni dhe një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës. Ndeshja e shkëlqyer e 30-vjeçarit në Izrael nuk ishte një rastësi.

Paraqitjet e mira gjatë sezonit të kaluar, edhe pse ekipi nuk arriti të bënte mrekullinë, konfirmuan se Ledian Memushaj është një lojtar i denjë për të qëndruar në elitën e futbollit italian.

Për më tepër, lojtari kuqezi dëshiron të vazhdojë të luajë në Serinë A dhe ky mund të jetë një faktor vendimtar në transferimin e tij drejt Bolognas. Aq sa lojtari cilësohet vetëm një hap larg kuqebluve.

Memushaj është një ndër lojtarët e preferuar të trajnerit Roberto Donadoni, i cili e vlerëson si pasardhësin ideal të mesfushorit Blerim Xhemaili, tetovarit që luan me Zvicrën, i cili është transferuar në Major League Soccer te kanadezët e Montreal Impact. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.