Borusia e Dortmundit shpartallon Manchester United në miqësore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Borussia-Dortmund
Manchester United humbi 4-1 miqësoren e luksit përballë Borussias së Dortmudit të zhvilluar në Shanghai. Një sukses bindës ai i verdhezinjve dhe për faktin se United luajti në këtë përballje me shumë emra të rinj, ndërkohë që është dhe më mbrapa me fazën përgatitore. Borussia e zhbollkoi ndeshjen që në minutën e 19-të kur një goditje e Aubameyang u kthye nga ana e portierit Johnstone përpara se në rrëmujë, Castro ta dërgonte në rrjetë. Aubameyang ndërkohë realizoi golin e dytë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.

Dhe në pjesën e dytë, Dortmund kontrolloi lojën dhe në të 57-tën, Dembele realizoi pas një aksioni personal mjaft të bukur. Dy minuta më pas, Mkhihtaryan ndëshkoi ish-skuadrën e tij duke shënuar me portën e boshatisur, megjithatë Dortmund u rikthye sërish në epërsi të 3 golave pasi Casto shënoi dhe golin e dytë personal katër minuta para fundit pas një goditje të fuqishme në hyrje të zonës që shkoi në trekëndësh. Me këtë fitore, Dortmund tregon se ka bërë hapa të rëndësishëm në përgatitjet për sezonin e ri ndërsa United i Mourinhos mbetet ende një kantier.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBardhin e duan në Turqi
Artikulli tjetërKarikatura e ditës

S'KA KOMENTE

Comments are closed.