Borussia Dortmund e pandalshme, 11 fitore radhazi (Video)

0
SHPËRNDAJE

dortmund 11
Lojtarët e Dortmund duke festuar golin e Aubameyang

Borussia Dortmund duket se ka gjetur rrugën e duhur me trajnerin Tuchel i cili sot me fitoren ndaj Bayer Leverkusen e drejtoi skuadrën drejt fitores së 11-të në po aq ndeshje. Që kur ka filluar sezoni 2015-2016 verdhezinjtë kanë regjistruar vetëm fitore në tre kompeticione të ndryshme: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë dhe Europa League. Dortmund kaloi në avantazh në minutën e  19’ me anë të Hoffman dhe pjesa e parë mbyllet në avantazh 1-0 për djemtë e Tuchel. Në pjesën e dytë Shinji Kagawa dyfishon rezultatin në minutën e 58’ ndërsa në minutën e 74’ Aubameyang transformon në gol një 11-metërsh duke vulosur takimin në shifrat 3-0. Dortmund ruan hapin e Bayern Munchen me 15 pikë në 5 ndeshje.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golat e shënuar:

https://www.youtube.com/watch?v=a4TtxBSB2u8

S'KA KOMENTE

Comments are closed.