Borussia Dortmund regjistron fitoren e 8-të radhazi (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

borussia dortmundBorussia Dortmund e ka nisur sezonin e ri në mënyrë perfekte. Që nga ardhja e trajnerit Tuchel verdhezinjtë kanë arritur ti fitojnë të gjitha ndeshjet në të trija kompeticionet e luajtura deri më tani, Kupa e Gjermanisë, Bundesliga dhe Europa League. Në total janë 8 ndeshje radhazi të fituara duke dhënë përshtypjen se po rikthehet Dortmundi i disa viteve më parë që arriti në finalen e Champions League. Djemtë e Tuchel janë përballur sot në kampionat me Hertha Berlin dhe e kanë mposhtur me rezultatin 3-1. Golashënues ishin Hummels në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Aubameyang dhe Adrian Ramos. I pavlerë goli i përkohshëm i 2-1 i Salomon Kalou pasi verdhezinjtë shënuan sërish dhe e mbyllën takimin në shifrat 3-1.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golat e shënuar:

https://www.youtube.com/watch?v=P4_iURWcsXI

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.