Borxhet, Flamurtari rrezikon heqjen e pikëve

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Flamurtari rrezikon heqjen e pikëve, të paktën kështu flitet deri më tani në të gjithë shtypin sportiv. Shkak për këtë gjë duket se janë bërë borxhet e shumta që klubi vlonjat ka kundrejt lojtarëve, të cilët kanë fituar gjyqet e tyre dhe tashmë presin që t’u likujdohen pagat e tyre që nuk kanë marrë kur ishin pjesë e kuqezinjve. Aktualisht janë rreth 160.000 euro borxhe për t’u shlyer nga ana e Bashkisë Vlorë, në kohën që kjo e fundit ka qënë drejtuesja e ekipit. Presidenca aktuake sqaron se deri më tani ka shlyer rreth 320.000 euro nga borxhet e kaluara, dhe tashmë pret që bashkia të shlyejë detyrimet e saj, pasi në rast të kundërt Flamurtari do të penalizohet me heqjen e pikëve në renditjen e përgjithshme. Borxhet janë një problem i hershëm në klubet shqiptare, ku thuajse çdo vit lojtarëve nuk u paguhet e plotë kontrata që ata firmosin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.