Bota e sportit në zi, vdes Muhammad Ali

0
SHPËRNDAJE

Muhammad-Ali-vs-Sonny-ListonIsh-kampioni i peshave të rënda dhe boksieri i mbajtur si më i miri i të gjitha kohërave, Muhammad Ali ka ndërruar jetë sot në moshën 74 vjecare pas një beteje shumëvjecare me sëmundjen e Parkinsonit. Ali lindi në Louisville, Kentucky të Shteteve të Bashkuara me emrin Cassius Clay dhe më vonë ndërroi emrin pasi u konvertua në fenë myslimane.

Bota e sportit do ta kujtojë atë për revolucionin që solli në boks, për lëvizjet e shpejta por edhe sidomos për sjelljen arrogante në ring por me të cilën njerëzit u dashuruan. Ali do të kujtohet gjithnjë për dyluftimet epike me shumë raunde sidomos ndaj Joe Frazier apo George Foreman.

Ali ka pasur tifozët e tij të shumtë edhe në Shqipëri që e ndiqnin fshehurazi në kohë kur sporti i boksit u ndalua pa mëshirë nga rregjimi komunist. U prehtë në paqe!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.