Botë e çuditshme / Presidenti “heq nga puna” gjithë ekipin

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Nga ekuadori vjen çudia e radhës në futboll.
Publiku shqiptar është mësuar të të dëgjojë se futbollistët në kampionatin tone mbeten për shumë muaj peng i klubeve të cilat u vonojnë atyre rrogat duke i zvarritur pafundësisht. Jemi mësuar edhe me bojkotet e stërvitjeve nga lojtarët në shenjë proteste. Por gaboheni nëse mendoni se ky është kulmi. Me sa duket, ka edhe më keq se këtu.
Drejtuesit e klubit Klan Juvenil në Ekuador kanë pushuar nga puna gjithë lojtarët, pasi këta të fundit kanë kërkuar rrogat e prapambetura.

Klan Juvenil luante në këtë fundjavë derbin kundër Liga De Kuito, në elitën e futbollit ekuadorian. Kush priste një ndeshje të fortë u gabua, pasi Liga De Kuito fitoi me rezultatin e pastër 5-0. Arsyeja ishte e thjeshtë, përballë gjendej ekipi i të rinjve i Klan Juvenil.

Lojtarët e ekipit të parë kishin katër muaj pa u paguar dhe në fund kishin bojkotuar stërvitjen e të premtes në shenjë proteste. Klubi, jo vetëm vendosi menjëherë t’i pushonte të gjithë nga puna, por i ka ndaluar atyre edhe hyrjen në stadium, duke mos i lejuar as të ndjekin ndeshjet e skuadrës ku kishin dhënë kontributin e tyre deri pak ditë më parë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU