Botërori 2018/ Spanja e Italia, short “ferri” e luksi për Shqipërinë

0
SHPËRNDAJE

rusSpanjë e Itali, të dyja njëherësh! Short më të keq për shanset e kualifikimit në Botërorin 2018, ndoshta s’do të kishim gjetur. Gjithsesi, nëse shohim anën financiare të përfitimeve nga shitja e të drejtave televizive, ndoshta është më i miri i mundshëm. Sidoqoftë, për momentin, tifozët shqiparë kudo që ndodhen mund t’i gëzohen faktit që do të shohin të luajnë në Tiranë dy superfuqi të futbollit europian e atij botëror.

Former German soccer player Oliver Bierhoff  holds up the slip reading "Spain" during the preliminary draw for the 2018 FIFA World Cup at Konstantin Palace in St. Petersburg, Russia July 25, 2015. REUTERS/Stringer
r

E kemi pasur ëndërr të kahershme për të parë një përballje të Kombëtares kuqezi për ndeshje zyrtare (miqësore e bëmë) me Italinë. Dhe Oliver Bierhof, një gjerman me të kaluar në futbollin italian, na e dhuroi me dorën e tij. Madje na i “solli” 4 herë kampionët e botës edhe në tokën shqiptare.

debi
Statusi i Gianni De Biasi pas shortit

Po sikur të mos mjafonte kaq, na shtoi edhe ish-kampionët e botës dhe Europës të para pak viteve, Spanjën. Ndërkohë që pjesa tjetër e grupit është më e butë, me Izraelin, Maqedoninë dhe Lihteshteinin. Të paktën vendi i tretë është i arritshëm. Kushedi, fati mund të mos jetë edhe aq i pamëshirshëm me ne.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.