Botërori i Atletikës “Pekin 2015”; Shqipëria me Luiza Gegën, debuton Kosova

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Musa Hajdari-DSC_3781
Atleti debutues Musa Hajdari (Foto: Gani Kosumi)

Atletja Luiza Gega i tha lamtumirë shumë herët Boterorit te Atletikës që po zhvillohet në Pekin duke u eliminuar në garën e 1500 metrave, duke mos arritur të shkojë në fazën tjetër. Gega garoi në baterinë e tretë duke arritur e dhjeta me kohën 4 minuta, 9 sekonda e 36 të qindtat megjithëse kryesoi garën në 400 dhe 800 metrat e para. Gega u rendit në vendin e 21-të në renditjen e përgjithshme nga 35 atlete gjithsej.

Risia e këtij kampionati ishte padyshim pjesëmarrja për herë të parë e Kosovës me një atlet, Musa Hajdarin që në garën e 800 metrave ka arritur të renditet po në vendin e 21-të, por në dallim me Gegën prej së cilës pritej më shumë, rezultati i Hajdarit cilësohet si mjaft pozitiv. Madje rezultati i tij vendosi rekord të ri në shkallë kombëtare për Kosovën ndërsa në Botërorin e Pekinit, Hajdari la pas plot 23 atletë të tjerë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.