Braçe shfryn kundër Dukës. MERRJANI FUTBOLLIN SISTEMIT! KTHEJANI FUTBOLLIN POPULLIT, FEMIJËVE E TË RINJVE!

0
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë u zyrtarizua dy kandidatët për kreun e FSHF-së, presidenti aktual Armand Duka dhe deputeti Bashkim Fino. Tani kjo garë sa vjen dhe bëhet më e fortë, ndërkohë që qëndrimet janë nga më të ndryshmet.

Erion Braçe, deputet i Partisë Socialiste, ka bërë apelin e tij për shembjen e sistemit të futbollit në vend me anë të një postimi në rrjetet sociale. Thirrja e deputetit Braçe është për t’ia marrë futbollin Dukës dhe për t’ia kthyer pupullit.

Ja postimi i plotë i tij:

 

MERRJANI FUTBOLLIN SISTEMIT!

Erion Braçe, deputet i Partisë Socialiste, ka bërë apelin e tij për shembjen e sistemit të futbollit në vend me anë të një postimi në rrjetet sociale. Thirrja e deputetit Braçe është për t’ia marrë futbollin Dukës dhe për t’ia kthyer pupullit.

Ja postimi i plotë i tij:

MERRJANI FUTBOLLIN SISTEMIT!

KTHEJANI FUTBOLLIN POPULLIT, FEMIJËVE E TË RINJVE!

BASHKIM, E BËN DOT?

DERISA TË NDODHË KJO, NUK MË INTERESON FSHF!

Nuk kam ndonjë interes për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit!

Po fare!

E di, do dalë dikush të më kujtojë se,

unë kam qenë herët kundër Dukës dhe federatës së tij.

Pooo, kam qenë e jam kundër!

Nuk e fsheh!

Por,

më shumë se sa kundër Dukës-individ,

me të cilin as më lidh gjë e as kam ndonjë gjë,

unë jam kundër sistemit kriminal që po vret futbollin!

Për këtë nuk flet kush!

Lexova një intervistë të Bashkim Finos,

pa diskutim e vlerësoj angazhimin e tij për futboll të pastër e të ndershëm.

I besoj!

Por mua më intereson Sistemi që Duka ka krijuar.

Ai nuk ikën, edhe nëse ikën Duka.

Ai është paligjshmëri, pandershmëri, trukim, mashtrim, tallje dhe miliona euro të fituara, ricikluara që po vrasin ditë për ditë futbollin.

Ai tallet me qindra-mijë shqiptarë që e duan futbollin, femijë që duan të luajnë futbollin e të rinj që e luajnë futbollin.

Ky Sistem që nis në Federatë, zbret në fushë, luhet në baste dhe mbrohet në televizion e tani, me ç’po shoh, televizionet e Sistemit, duhet shkatërruar.

Për të çliruar futbollin,

për t’ia marrë Sistemit e për t’ia kthyer popullit, fëmijëve e të rinjve,

burrave e grave pasionantë që e ndjekin atë,

si lojën më popullore në botë.

Bashkim Fino,

nëse e bën këtë, i ke bërë një shërbim të madh,

qindra-mijë fëmijëve e të rinjve, së pari, në këtë vend.

Në anën tjetër,

jam i neveritur nga alibia që po ndërton Armando Duka:

politika po ndërhyn në zgjedhje!

Jo vetëm se nuk është kjo e vërteta.

Por mbi të gjitha sepse kjo alibi dëshmon se Duka nuk po mendon fitoren,

por me ligësi dëmtimin e Shqipërisë, futbollit të saj në Europë e në Botë.

Armando Duka llogarit humbjen dhe, po i flet UEFA-s e FIFA-s për politikën, qeverinë që po ndërhyn në futboll.

PO KËRKON NDËSHKIMIN E SHQIPËRISË,

PASI KA SHPALLUR VETEN TË PËRJETSHËM NË KRYE TË SISTEMIT TË TIJ!

E vërteta është krejt tjetër!

Armand Duka është zgjedhur katër herë president i FSHF me ndërhyrjen dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të Partisë Socialiste.

Po po, e kanë votuar të njëjtat bashki që vetëm tani tregohen nga Armand Duka si instrumenti i politikës për të “ndërhyrë në futboll”.

Me urdhër!

Unë kam qenë aty dhe e di fare mirë këtë gjë!

Kjo është arsyeja që,

Armand Duka nuk bëri asgjë as në mandatin e parë, as në mandatin e dytë,

as në mandatin e tretë, as në mandatin e katërt,

për të çliruar klubet e futbollit nga varësia e bashkive.

Bashkitë ishin votë politike për të dhe ky ishte instrumenti i tij për të fituar!

Por edhe nuk mund të bënte më shume se kaq!

Sistemi kriminal që ka ndërtuar, ka shkatërruar garën,

pa garë të drejtë e të ndershme, nuk ka ekonomi për futbollin dhe,

pa ekonomi, klubet e futbollit e vetë futbolli reflektuan mjerimin e financave të bashkive.

Ky është mjerimi që kemi sot!

Bashkim Fino,

nëse e rrëzon këtë skemë-instrument, siç dëgjova,

i ke kthyer ekonomine futbollit, e ke shpëtuar njëherë e përgjithmonë!

Ndaj, derisa të ndodhë kjo, nuk më intereson Federata Shqiptare e Futbollit!

Po fare!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU