Brazili B mund pa probleme Australinë, i shënon që pas 14 sekondash

0
SHPËRNDAJE
loading...

Kombëtarja e Brazilit ka arritur ta marrë veten pas humbjes ndaj rivalëve historikë të Argjentinës duke mposhtur me shifrat 4-0 Australinë në miqësoren e zhvilluar sot. Edhe pse skuadra e Tite kishte në radhët e saj shumë zgjedhje të dyta, duke u cilësuar si Brazili B, diferenca mes dy përfaqësueseve ishte e ndjeshme.

Sulmuesi Diego Souza shënoi golin e avantazhit pas vetëm 11 sekondash lojë, edhe pse topin e parë nga qendra në fakt e luajti Australi. Ndonëse dominimi i brazilianëve vazhdoi, u desh të pritej që të kalonte dhe rreth një orë lojë që të vinte goli i dytë, me mbrojtësin Thiago Silva.

Sulmuesi Taison shënoi golin e tretë kur mbeteshin rreth 15 minuta lojë, ndërsa sulmuesi Diego Souza realizoi golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për ekipin në minutat shtesë për të vulosur shifrat përfundimtare. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU