Brazili kampion olimpik

0
SHPËRNDAJE

football-men-s-tournament

Brazili ka fituar për herë të parë medaljen e artë në futboll në një Olimpiadë dhe e ka bërë në vendin e vet, në Lojërat e Rio 2016, duke mundur Gjermaninë e fortë pas goditjeve të 11-metërshave.

Ka qenë vendimtar Neymar që shënoi me një goditje dënimi në ’26 por më pas barazoi Meyer në ’59. Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave rezultati mbeti i pandryshuar dhe përsëri Neymar u bë protagonist duke gjuajtur penalltinë vendimtare që i dha ‘Selecaos” olimpike fitoren 5-4.

Për vendin e tretë, Nigeria mundi 3-2 Hondurasin duke merituar medaljet e bronzta.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.