Brazili shkatërron Amerikën, spikasin Neymar e Hulk (video)

0
SHPËRNDAJE

download
Momente nga ndeshja

Ka rezultuar një kafshatë e lehtë për Brazilin ballafaqimi miqësor me ekipin e drejtuar nga Jurgen Klinsman, ndonëse Kombëtarja e Amerikës ka treguar rritje të vazhdueshme në kohët e fundit. Takimi që u zhvillua në ShBA u dominua që nga fillimi nga brazilianët të cilët shënuan në ‘9 me Hulk pas një veprimi të bukur në zonë.

Edhe pjesa e dytë nisi me Brazilin në sulm që dyfishoi rezultatin me të sapofuturin në lojë, Neymar i cili shndërroi në gol një penallti të cilën e fitoi po vetë. Më pas në ’64 Rafinha e çoi rezultatin në 3-0 pas një veprimi të bukur individual dhe Neymar më pas shënoi edhe golin e katërt për brazilianët.

Për Neymar, ky dygolësh e çoi në 46 numrin e golave për ekipin kombëtar në karrierën e tij. Në fund një gol nga distanca i amerikanit Williams vulosi rezultatin 1-4 për miqtë që dhuruan një ndeshje mjaft tërheqëse dhe njëkohësisht rezultative.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.