Brian Filipi, ylli që u shua para kohe

0
SHPËRNDAJE

Sot është data 11 gusht 2015. Brian Filipi duhej të festonte 26 vjetorin e lindjes por…

Briani lindi në Lezhë me 11 gusht 1989 dhe është djali i Gjergj Filipit, ish-futbollist i njohur në këtë qytet dhe më gjerë pasi për vite të tëra mbrojti ngjyrat verdhë e kuqe të Besëlidhjes. Edhe Briani, djalë i vetëm i familjes Filipi, trashëgoi nga i ati pasionin për futbollin duke nisur të luajë që fare i vogël.

Punoi fort për të realizuar një ëndërr të madhe dhe arriti deri aty sa të tërheqë vëmendjen e ekipeve të moshave të Palermos, Romës e Parmës që dalluan te i riu lezhjan talentin e padiskutueshëm kur ky luante për ekipin e të rinjve të Cervias, ekipit të qytetit me të njëjtin emër në zonën Emilia-Romagna në Itali, ku ishte vendosur me banim edhe familja Filipi bashkë me Brianin.

10527330_1003072639708608_799826662991242911_n
Brian Filipi – Ravenna FC

 vitin 2007 grumbullohet për herë të parë edhe me ekipin Kombëtar U-19 për të vazhduar më pas te U-21 ku spikat për finesën dhe virtuozitetin në mesfushë, një lojtar i ri në moshë por që luante si një veteran i sprovuar. Në vitin 2008 nisi karrierën profesioniste me klubin Ravenna në kategorinë e tretë ku luajti 25 ndeshje dhe shënoi 7 gola.

Menjëherë kërkoi ta bënte të vetin Palermo duke rënë madje dakort që në janar 2009 për ta afruar në serie A me të mbaruar edicioni 2008-09. E ardhmja dukej e ndritur për Brian Filipin që përveç aftësive sportive, në qytetin e Ravenës kishin rënë të gjithë në dashuri me djalin e thjeshtë, të qeshur dhe të mbarë nga Shqipëria e vogël e përtej Adriatikut.

Filipi me under 19 in 1997
Me Kombëtaren U-19 kundër Greqisë (Foto: F. Hazisllari)

Por askush nuk e priste që viti 2009, në vend që të ishte pikënisja e shndrritjes së djalit shqiptar, do të kthehej në vitin kur këputej çdo gjë, ëndrrat, buzëqeshja, vetë jeta. Në një mbrëmje shtatori 2009, teksa ecte në këmbë bashkë me shokun e ekipit Stefano Scappini në një trotuar afër shtëpisë së tij në Cervia, një grua humb kontrollin dhe e godet keqaz me makinë. Plagët janë shumë të rënda. Briani nuk ja del. Sapo kishte mbushur 20 vjeç.

282106_2267084599266_101418_n
Pllakat përkujtimor në nder të Brian Filipit në Cervia, Itali

Kanë kaluar gjashtë vjet që nga ajo mbrëmje e mallkuar jo vetëm për familjen Filipi por edhe për një numër të madh njerëzish, familjarë e miq nga Ravenna e Cervia në Itali dhe nga Lezha e mbarë Shqipëria. Për nder të kujtimit të Brianit, stadiumit “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës ju ndryshua emri në “Brian Filipi” edhe pse pak rëndësi kishte që Briani nuk e pati mundësinë të vishte fanellën e Besëlidhjës.

458664_3750128635408_1962630360_o
Shtatore e Brianit pranë akademisë së futbollit “Brians”

Sot babai i Brianit, Gjergji vazhdon të jetë drejtues i ekipit të futbollit “Brians”, që është produkt i akademisë me të njëjtin emër. Ka gjetur ndihmën dhe përkrahjen e disa ish-futbollistëve të Besëlidhjes por edhe të njerëzve të thjeshtë të kësaj zone futbolldashëse.

Ëndrrën e shuar para kohe të të birit, Gjergj Filipi po mundohet ta mbajë gjallë në një farë mënyre përmes kësaj akademie duke u krijuar mundësinë fëmijëve të zonës së qytetit Lezhë e përreth që të bëhen futbollistë të zotë si Briani e pse jo edhe akoma më të mirë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.