Bruno Dita: Laçin e respektojmë por na kënaq vetëm fitorja

0
SHPËRNDAJE
loading...


Superiorja / Teuta kërkon të rikthehet te fitorja në kampionat pas 2 barazimesh dhe një humbje në tre ndeshjet e fundit. Kundërshtari i radhës është Laçi, një skuadër tërësisht e re që me ardhjen në drejtim të Bledar Sinellës ka ndryshuar tërësisht duke regjistruar rezultate mjaft pozitive. Mesfushori i durrsakëve, Bruno Dita flet me vlerësim për kurbinasit por thotë se në “Niko Dovana” i kënaq vetëm fitorja për t’u ngjitur sa më lartë në klasifikim:

“Skuadra ka pasur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur ndeshjen me Laçin. Ne i vlerësojmë kurbinasit pasi janë një kundërshtar cilësor që kanë bërë mirë në javët e fundit, por edhe ne kemi bërë një fazë të tretë mjaft të mirë duke regjistruar disa rezultate pozitive radhazi. Besoj se do të jetë një ndeshje e luftuar, por në fund shpresoj të fitojmë ne dhe jam i bindur që kështu do të ndodh”. tha mesfushori.

Në këtë sezon Teuta edhe pse krijon volum loje e ka të vështirë të mbërrij te goli.

“Është e vërtetë që kemi vuajtur pak për të gjetur golin, por mendoj se skuadra po luan mirë dhe kur e bënë këtë atëherë edhe golat do të vijnë. Shpresoj që ndaj Laçit të shënojmë më shumë se një gol”. Pas Laçit, “Djemtë e Detit” kanë një tjetër ndeshje të vështirë, atë me Skënderbeun në mesjavë në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.

“E kemi thënë edhe më parë që Kupa është objektivi i ynë, megjithatë vëmendja jonë është te Laçi, pasi të kalojmë këtë kundërshtar do të mendojmë për Skënderbeun” deklaroi 24-vjeçari.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.