Bruno Telushi: Arbitrat po tallen me ne

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Kapiteni i Flamurtarit, Bruno Telushi, vazhdon akuzat edhe pas përfundimit të ndeshjes por edhe pas debatit me delegatin Lysien Nurishmi. Mesfushori i kuqezinjve duket tepër i nervozuar nga ai 11-metërsh i akorduar nga arbitri Kridens Meta në fund të takimit, teksa për këte gjë “shfryu” edhe mbi delegatin e takimit. Pas përfundimit të ndeshjes Telushi u shpreh:

image
“Nuk i kuptoj këta arbitra. Na duket sikur po tallen me ne, dhe sot na mundi pikërisht arbitri dhe jo Partizani. Ndryshe nga ndeshja që humbëm ndaj Teutës në javën e kaluar ku ne luajtëm dobët, këtë rradhë ndaj Partizanit skuadra dha më të mirën. Luajtëm në maksimumin tonë, dhe e përsëris që këtë rradhë na mposhti arbitri dhe jo Partizani. nuk kemi se çfarë t’i bëjmë kësaj gjëje. Arbitrat po tallen me djersën tonë.”- u shpreh Telushi për mikrofonat e Supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.