Bruno Telushi mungon me Tiranën

0
SHPËRNDAJE

15271899_1271755469566639_4454107289134749079_oPas fitores së marrë ditën e djeshme në transfertë me Teutën, Flamurtarin e pret një tjetër ndeshje e vështirë në fundjavë. Vlonjatët do të presin Tiranën në fushën e tyre.

Duhet theksuar se, Bruno Telushi ishte një nga lojtarët më të aktivë të skuadrës së Flamurtarit. Ai së bashku me mesfushorin tjetër, Shkodra përbëjnë shtyllën e skuadrës vlonjate.

Kapiteni ishte futbollisti që arriti t’i jepte skuadrës 3 pikë shumë të rëndësishme përballë një rivali direkt që po lufton për mbijetesë. Por, Bruno Telushi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Tiranës, sepse mori një karton që mund ta kishte shmangur.

Padyshim që kjo është një humbje e madhe për Flamurtarin dhe trajneri Mezani duhet të gjejë një zgjidhje të re për të “arnuar” mesfushën. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.