Buffon: ja 2 ndeshjet që do të doja ti ri luaja edhe 1 herë

0
SHPËRNDAJE

Portieri dhe kapiteni i Juventus, Gianluigi Buffon, ka zbuluar ndeshjet e karrierës së tij që do të donte t’i luante përsëri. Në një intervistë të dhënë për emisionin e “Rai 1” “Che Tempo che Fa”, ai ka thënë: “Finalen e Champions League të humbur në Kardif kundër Real Madrid dhe finalen e Europianit kundër Spanjës, sepse besoj se janë të vetmet ndeshje ku nuk kemi dhënë maksimumin, si me Juventus-in, ashtu edhe më Italinë”.

Në lidhje me të ardhmen: “E shikoj vetën me një pozicion në botine futbollit, që ka qenë jeta ime. Si drejtues apo si trajner? Nuk mund ta them akoma. Si jam bërë portier? Isha mesfushor dhe më pëlqente të shënoja gola, më pas kam parë në tv portierin e Kamerunit N’Kono dhe jam magjepsur. Atëherë vendosa të bëhesha portier”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU