Buffon: Titulli larg, por na gjykoni pas 2 muajsh

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Portieri legjendar i Juventus, Gigi Buffon, ka vendosur të flasë më në fund për gjendjen e ekipit të Juventus. Në nje intervistë dhënë për “Sky” numri një i portës bardhezi tregon problemet që kanë shtyrë Juventus drejt këtij starti mjaft të dobët në kampionat, duke qënë plot 10 pikë larg kreut në vetëm 6 javë kampionat. Pohon se tashmë titulli kampion duket i vështirë për t’u mbrojtur, duke parë gjëndjen e tyre por edhe të rivalëve. Ja intervista e plotë:

Gigi Buffon
Gigi Buffon

“Kampionati? Për momentin është një diskutim i gjatë. Distanca me vendin e parë është shumë e largët, dhe ne ende nuk kemi një fizionomi të qartë, dhe nuk është rasti të kapemi më gjëra të vogla. Duhet t’i zgjidhim problemet e vogla që na rikthejnë mbrapa në kohë, dhe nuk duhet të na gjykojnë tani por t’a shohin renditjen pas 2-3 muajsh.”

Përsa i përket krizës së bardhezinjve, Buffon u shpreh: “Të thuash se Juve është në krizë pas largimit të Pirlo, Vidal e Tevez do të ishte një gjë e pamenduar, pasi nuk do të na lejonte të kuptonim se ku duhet të përmirësohemi. Mendoj se eshte disa lojtarë që janë afruar nuk kanë qënë në formën e duhur, pasi kanë ardhur vonë tek ne. Nuk dua të kërkoj një justifikim, ashtu si ajo që flitet për lojtarët që u larguan. Historia e Juventus është një histori fituese. Juventus ka fituar edhe pa Buffon, edhe pa Vidal, edhe pa Conte apo edhe pa Pirlon, dhe këtë gjë do t’a vazhdojë që t’a bëjë”,- përfundoi Buffon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.