Buffon, trashëgimtari është vështirë të zbulohet

0
SHPËRNDAJE

Kur një portier si Gigi Buffon prek një arritje prestigjoze si 150 ndeshjet në Kombëtare, të lind natyrshëm pyetja se cili mund të marrë trashëgiminë e një ikone si ai, në futbollin italian. Aq më tepër kur bëhet fjalë për rolin e portierit, historikisht një pikë e fortë e shkollës italiane, por që prej vitesh është çështje shqetësuese.
Vërehet se prapa krahëve të nr.1 të Juves nuk ka asnjë pasardhës në lartësinë e tij. Mund të ishte Sirigu, i cili deri sezonin e kaluar luante titullar te PSG, por rënia e tij në Francë, ku i është zënë vendi nga gjermani Trapp, nuk ndihmon aspak për ta shikuar si favoritin post-Buffon. E njëjta gjë vlen edhe për zgjedhjet e treta, ku emra si Padeli, Konsili, Viviano, apo Perin nuk bindin, përderisa shihen si portierë jo më lart se mesatarja. Pa harruar Bardin e Lealin, të rinj të cilëve “etiketa” e Bufonit të ri u ka bërë më shumë keq se mirë.
bufIshin kohë të tjera ato, përpara 2 dekadash, kur Bufon shfaqej në futbollin italian. Atëherë kishte emra si Peruci, Paljuka, Toldo e Markexhiani. Regresi i cilësisë së kësaj kategorie dallohet edhe nga të dhënat që tregojnë se prej 20 vitesh ka pasur një rënie të pranisë së portierëve italianë në Serinë A. Eshtë kaluar nga 18 që ishin në 1995-n te vetëm 9 nëpër 20 skuadra në 2015-n. Për të mos thënë që eksporti, ose më saktë aktivizimet e gardianëve nëpër kampionatet e huaja, në këto vite ka qenë thuajse zero. Vetëm Premier League, e mbipopulluar nga të huajt, është më keq, por gjithsesi ky nuk mund të jetë një justifikim për futbollin italianë, që s’po nxjerr më portierë të denjë për të zënë vendin e Buffon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.