Bundesliga 2, shkëlqen vetëm Gjasula

0
SHPËRNDAJE

Jurgen Gjasula
Jurgen Gjasula

Ka qenë në fushë për 90 minuta të plota Jurgen Gjasula në barazimin 1-1 jashtë fushe të Greuther Furth ndaj Paderborn të vendit të parafundit. Ishte një barazim deri diku i vlefshëm për ekipin e mesfushorit shqiptar që ruan vendin në mesin e renditjes ndonëse në fillim e pati nisur kampionatin me pretendime të mëdha për një ngjitje në elitë. Për Greuther Furth luajti 30 minutat e fundit të takimit edhe shqiptari me pasaportë norvegjeze Veton Berisha pa patur ndonjë ndikim të madh në lojë.

Në takimin tjetër të zhvilluar të shtunën, Union Berlin fitoi thellësisht 4-0 ndaj FSV Frankfurt për të cilin mungoi Edmond Kapllani por luajti të gjithë ndeshjen Fanol Përdedaj. Megjithë humbjen e thellë FSV vazhdon të qëndrojë katër pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.