Bundesliga/ Bayern dhe Leverkusen fitojnë me lehtësi, ringrihet Monchengladbach

0
SHPËRNDAJE

Bayern Munich vazhdon marshimin në Bundesligë duke mposhtur 0-3 Mainzin. Pas një pjese të parë pa gola dhe një penalltie të humbur nga Muller, bavarezët shënojnë 3 herë në pjesën e dytë me anë të një dopiete të Lewandowskit dhe një goli të Coman. Skuadra e Guardiolës gjendet në vendin e parë me pike të plota pas 7 javësh kampionat.

Lewa

Me të njëjtin rezultat fitoi dhe Bayer Leverkusen në fushën e Werder Bremen duke zhvilluar një paraqitje mjaft pozitive përpara sfidës ndaj Barcelonës në Champions League. Granit Xhaka ka shënuar golin e parë të fitores 1-3 të Borussia Monchengladbach ndaj Stuttgartit dhe Monchengladbach fillon të marrë pikët e para pasi kjo ishte fitorja e dytë në harkun e 3 ditëve.

Fitore edhe për Hoffenheim 1-3 në fushën e Augsburg ndërsa Wolfsburg nuk shkoi më larg se një barazim 1-1 në fushën e vet ndaj Hannover.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.