Bundesliga gati për start, duke synuar rekordin

0
SHPËRNDAJE

bundesNdez motorët këtë të premte Bundesliga, ku Bajerni i Mynihut nis menjëherë mbrojtkem e titullit kampion, ndaj Hamburgut. Por më shumë sesa për futbollin, kampionati gjerman është në rrugën e duhur për të kapërcyer, për herë të parë, tavanin e 300 milionë eurove për blerjen e lojtarëve të rinj, sipas një vlerësimi të publikuar nga agjencia DPA. Deri më sot, 18 skuadrat gjermane kanë shpenzuar 280.850.000 euro, por duke përfsëhirë edhe 13 milionët e transferimit të fundit të kilanit Araguiz te Bajer Leverkusen, shifra kalon 287 milionët rekord të arritur në sezonin 2012-2013.

E madje mund të shkohet përtej këtij limiti, nga momenti që merkatoja e verës është e hapur deri më 31 gusht. Bajerni qëndron në majën e renditjes së transferimeve me 79 milionë euro. Vetëm ardhja e Arturo Vidal i ka kushtuar 37 milionë. Gjithsesi, shitjet e Bastian Schëeinsteiger, Pepe Reina e Xherdan Shaqiri kanë regjistruar 38 milionë euro të ardhura.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.