Bundesliga gjen “minierën e arit” në Premier League

0
SHPËRNDAJE

Minierë ari në Angli për gjermanët. Kjo mund të thuhet, duke parë që në transferimet e deritanishme të merkatos verore, janë të paktën 9 futbollistë, të cilët kanë lënë Bundesligën, duke zgjedhur kampiontet angleze të futbollit Dhe llogariten mbi 96 milionë euro të shpenzuara nga ana e klubeve britanike, që kanë shkuar në arkat e homolgeve gjermane.
bundMë kryesori ka qenë natyrisht transferimi i Bastian Schweinsteiger nga Bajern Mynih te Mancester Junajtid. Ndërsa rekordin përsa i takon shifrave e mban Roberto Firmino nga Hofenhajmi te Liverpuli. Pa harruar as kosovarin e natyralizuar zviceran Valon Behramin nga Hamburg te Uatford, për 3.5 milionë euro.
Por asgjë nuk duket të mbarojë me kaq, përderisa sinjalizohet një interes i Mançester City për talentin e Volfsburgut, Kevin de Brujn. Gjithashtu, Arsenali ka pëlqim për sulmuesin e Borusias së Dortmundit, Pier Aubamejang. Ndërkohë që në orbitën angleze ka përfunduar edhe talenti i Shalkes, Leon Goretska, për të cilin interesohet Sauthempton, që duhet të shpenzojë 16 milionë euro për ta pasur.
Top 5 transferimet 2015-2016 nga Gjermania në Angli
Firmino (Hofenheim – Liverpool) 41 milionë euro
Schëeinsteiger (Bajern – Man.Utd) 18 milionë euro
Okazaki (Mainz – Leicester) 11 milionë euro
Joselu (Hannover – Stoke City) 8 milionë euro
Wimer (Koln – Totenham) 7 milionë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.