Bundesliga, luhet supersfida Bayern Munich-Leverkusen, ja ndeshjet e sotme

0
SHPËRNDAJE

ronaldo117

Bajerni i Mynihut po kalon një moment negativ. Humbjet rradhazi ndaj Dortmundit dhe Rostovit në Champions kanë ndërlikuar së tepërmi sitiatën e trajnerit Carlo Ançelotti në stolin e kampionëve të Gjermanisë. Këtë të shtunë bavarezët i pret një sfidë e vështirë kundër Bayer Leverkusenit.

Dilemat janë të shumta për teknikun nga Italia. Boateng, Robben e Vidal ende nuk janë rikuperuar 100% dhe mund të mos rrezikohen, ndërkohë që është rikthyer Martinez i cili do të pozicionohet në qendër të mbrojtjes, së bashku me Hummels. Mesfusha do të plotësohet nga Xabi Alonso, Kimmich dhe Thiago Alcantara, kurse Muller, Lewandowski e Ribery do të përbëjne 3-n ofensive.

Në anën tjetër mungon i dëmtuari Bellarabi. Trajneri Roger Schmidt me shumë mundësi do të rreshtojë në mesfushë Çalhanoglu, Kampl, Aranguiz dhe Brandt, ndërsa Javier Hernandez do të shoqërohet në sulm nga Volland.

Pavarësisht situatës jo të mirë, Bajerni sërish niset një hap përpara në këtë sfidë.

Ndeshjet e tjera që luhen sot janë Borussia Monchengladbach-Hoffenheim, Eintracht Frankfurt-Borussia Dortmund, Koln-Augsburg, Hamburger-Werder Bremen dhe Ingolstadt-Wolfsburg. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.