Bundesliga, vazhdon mrekullia me emrin Leipzig

0
SHPËRNDAJE
Loading...

leipzigs-players-celebrate-during-the-gLeipzig nuk ka të ndalur dhe kësaj radhe ka triumfuar edhe në Leverkusen 2-3 ndaj Bayer i cili jo vetëm kryesoi 2-1 por humbi edhe një 11-metërsh me anë të Calhanoglu që do ta conte ndeshjen në 3-1. Për ekipin e “aspirinave” shënoi që në minutën e parë Kampl por tre minuta më vonë Baumgatlinger shënoi autogol dhe 1-1.

Brandt i ktheu vendasve avantazhin dhe pas penalltisë së humbur, Forsberg dhe Orban shënuan golat e fitores së ekipit suprizë që e gjen veten në vend të parë, tre pikë larg Bayern Munchen që ka një ndeshje më pak. Bavarezët udhetojnë në Dortmund në një sfidë të shumëpritur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.