Bundesliga/ Zyrtare, Gundogan vendos për të ardhmen

0
SHPËRNDAJE

Ilkay-Gundogan

Ilkay Gundogan rinovon me Borussia Dortmund deri në 2017. Tashmë është zyrtare, lojtari me këtë rinovim i jep fund të gjitha zërave të merkatos që e lidhnin me skuadra si Milan, Manchester United dhe Barcelona. 25-vjeçari u shpreh i kënaqur me rinovimin për një tjetër vit të kontratës, ja fjalët e tij : “Jam i lumtur që më në fund e ardhmja ime u zbardh dhe që do vazhdoj të luaj për këtë skuadër. Po përqëndrohem në përgatitjen time fizike në mënyrë që të jem gati në muajin gusht.”

Drejtori sportiv i skuadrës Michael Zorc u shpreh shumë i kënaqur me këtë rinovim : “ Jemi të lumtur që Ilkay do të mund të vazhdojë aventurën e tij me klubin tonë. Jam i bindur që me ne do mundet të realizojë të gjithë objektivat e tij personalë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.