Bunjaki: Duhet të kemi durim, luajtëm 3 ndeshje jashtë

0
SHPËRNDAJE

konferencabunjakiujkanihoxhaantaliaTrajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki dhe kapiteni Samir Ujkani, në konferencën për mediat, një ditë para përballjes me Turqinë, kanë dhënë deklaratet e tyre për këtë ndeshje.

Trajneri Bunjaki edhe këtë herë theksoi se kemi një ekip të ri, por premtues. Ai ka kërkuar durim për rezultatet pasi ekipi i tij është në një grup shumë të fortë dhe për më tepër ka luajtur 3 ndeshje jashtë. Pra, ndeshjen në “Loro Boriçin” e tejmbushur ndaj Kroacisë, Bunjaki nuk e konsideron si në shtëpi.

“Jemi në një grup shumë të fortë, kemi pasur tri ndeshje jashtë Kosovës. Gjendja e ekipit është e mirë. Bernard Berisha ka pasur pak temperaturë dhe si rrjedhojë sot do të pushojë në stërvitje. Kemi edhe disa futbollistë që do të na bashkohen. Atdhe Nuhiu mbetet në planet tona dhe të tjerë”, ka theksuar Bunjaki.

Pyetjes së gazetarit nga Kosova, se përse mungon sulmuesi Albert Bunjaku,trajneri tha se ai ka mendimin e tijë dhe se ai është i dëmtuar dhe kjo është e tëra.

“Kemi një Përfaqësuese të re me moshë mesatare 22-23 vjeçe, që kemi filluar të garojmë vetëm që dy muaj, kurse kemi një grup me rivalë shumë të fortë, prandaj duhet të kemi durim dhe sukseset do të vijnë. Kisha dashur që të kualifikohemi në Botëror, por e kam thënë edhe më herët se kualifikimi në Europian është objektiv më real”, ka shtuar trajneri Bunjaki.

Ndërkaq, kapiteni Ujkani u shpreh se Turqia ka një ekip të mirë dhe se e vlerëson forcën dhe lojtarët që ka ekipi turk.

“Turqia është njëra ndër ekipet më të forta në grup. Ajo e dëshiron shumë fitoren sepse ka edhe krizë te rezultateve, por ne duhet të kemi kujdes dhe ta zhvillojmë lojën tonë”, ka thënë Ujkani.

Ndeshja Turqi-Kosovë zhvillohet nesër në orën 18:00 dhe do të transmetohet në SuperSport 3 dhe SuperSport 3 HD, nën komentin e gazetarit Florim Canolli. Poashtu, kjo ndeshje vjen direkt edhe në RTSH HD, TVSH, TVSH 2 dhe RTSH Sport, nën komentin e gazetarit Kristo Thoma. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.