Bunjaki vazhdon avazin: Lojtarë nga Euro 2016 vijnë te Kosova

0
SHPËRNDAJE
Loading...

bunjaki-071015
Albert Bunjaki

Trajneri Albert Bunjaki ka folur edhe njëherë për mediat televizive në Kosovë duke e ritheksuar përsëri se lojtarë nga Euro 2016 do të viijnë të luajnë për përfaqësuesen e kaltërt por pa përmendur emra.

Dihet se nuk e ka fjalën për lojtarë me origjinë nga Kosova që përfaqësuan Zvicrën apo Gjermaninë pasi pavarësisht tatuazheve apo festimeve me shqiponja, ata nuk vijnë edhe pse në Kosovë vazhdojnë të mbajnë me krenari foto të tyre në stadiume.

Merret me mend që lojtarët për të cilët flet Bunjaki janë nga ata që përfaqësuan Shqipëri-në. Ajo që nuk dihet me siguri është nëse trajneri i Kosoves ka vërtet kontakte konkrete apo thjesht vijon të turbullojë me dashje marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë të cilat të paktën në aspektin sportiv sa vijnë e bëhen me delikate.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.