Burim Kukeli: Kjo humbje nuk është fundi i botës

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ I zhgënjyer ka mbetur edhe mesfushori Burim Kukeli pas kësaj humbjeje në minutat e fundit. Ja prononcimi i tij pas ndeshjes: Natyrisht që jemi të mërzitur me këtë humbje, por nuk është fundi i botës. Fakti që ata shënuan në fundin e ndeshjes tregon edhe kualitetin e tyre. Mendoj se gabuam në pjesën e parë pasi u futëm në fushën e lojës me një respekt të madh për Portugalinë.

Ne zhvilluam një lojë të mirë në pjesën e dytë, dhe mund të them se mund t’a meritonim fitoren. Përsa i përket kualifikimit, mendoj se e kemi vetë në dorë. Kemi edhe dy ndeshje për të luajtur, dhe çdo gjë varet pikërisht nga ato. Barazimi i Danimarkës në Armeni na jep akoma më shumë shanse. Ne duhet të japim maksimumin në pjesën e mbetur të eliminatoreve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.