Burrëria dhe heshtja!

0
SHPËRNDAJE

Agustin Kola, një lojtar që më parë ka bërë historinë me fanellën e Tiranës, në Panora Sport lëshon thirrjen për trajnerin aktual të bardhebluve Mirel Josa: “Nëse ka burrëri, të ikë, brezi ynë si pranon këto gjëra”!

Në fakt duket e thjeshtë, por në futbollin tonë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që një futbollist apo trajner të lërë vendin e punës për tolerim.

Mbase heshtja ka sunduar dhe interesat e ndryshme financiare dhe jo vetëm, kanë mbyllur edhe gojën e dikujt që në vitet 90-të s’do t’i pranonte gjëra të tilla.

Që ndeshja midis Tiranës dhe Kukësit ishte e paramenduar për tolerim e di e gjithë Shqipëria, të paktën ata që merren me futboll, por aktrimi i shpifur në fushën e blertë ia mbushi mendjen “top” të gjithëve. Alibija e vetme ëshë fakti se si lojtarët dhe drejtuesit e klubeve respektive nuk e pranojnë dicka të tillë, por kjo s’do të ndodh kurrë, pasi nuk kemi parë asnjë hajdut që të thotë se ai ka vjedhur, asnjë vrasës se ai ka vrarë dhe asnjë trajner dhe lojtar apo drejtues klubi që të thotë se skuadra e tij ka toleruar apo manipuluar rezultatin.

Të gjithë e dinë se jemi në Shqipëri, aty ku vidhen në rrugë pa asnjë problem, mes ditës me diellë, miliona euro dhe na u dashka të mërzitemi për një ndeshje futbolli! /Minuta90.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.