Bursaspor në sulm për sulmuesin e Kombëtares

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Orë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit Sokol Çikalleshi. Huazimi i tij te Akhisar nxorri në pah vlerat e bomberit shqiptar dhe me rikthimin në Stamboll u fol fillimisht se lojtari kuqezi do të qëndronte te Istanbul që zotëron kartonin e tij.

Gjithsesi, merkatoja në Turqi nuk ndalet dhe në skenë del skuadra e Bursasporit që duket se ka piketuar 26-vjeçarin shqiptar për t’i dorëzuar çelësat e sulmit. Presidenti i klubit Ali Ay është vendosur personalisht në lëvizje për të bindur klubin nga Stambolli.

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi i Bursasporit që e konsideron sulmuesin e lindur në Kavajë si emrin ideal për të udhëhequr fazën ofensive pas sezonit pozitiv të sulmuesin Sokol Çikalleshi me Akhisar ku shënoi 10 gola dhe dhuroi 5 asiste në 27 ndeshje të luajtura. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.