Bushiç – Bakaj/ Sulmuesit u ndanë nga largësia

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Flamurtari po bën mirë dhe në fushë skuadra po udhëhiqet nga kroati Tomisilav Bushiç, që deri më tani po tregohet në një kapiten të vërtetë në çdo aspekt.

Sulmuesi ka shënuar gjashtë gola deri më tani me kampionat, të gjithë në aksion, pasi për penallti në favor të Flamurtarit sa që mund të flitet këtë sezon.

Gjatë verës trajneri Duro tentoi të afrojë në skuadër edhe Elis Bakajn, i vetmi që ka shënuar më shumë se Bushiç, madje vetëm një gol me shumë.

Te Flamurtari nuk do i kishte pasur ato tre penallti që ka marrë te Kukësi, por e sigurt që me Bushiç do formonin një dyshe mjaft të fortë. Palët nuk u prishën për para, por ishte dëshira e Bakajt që në rast se qëndronte në Shqipëri, të ishte pjesë e një ekipi që stërvitet në kryeqytet. Kilometrat vendosën…

Bushic

S'KA KOMENTE

Comments are closed.