Bushiç : Largohem nga Tirana për Malajzinë

0
SHPËRNDAJE

busic

Sulmuesi kroat Tomislav Bushiç mund të konsiderohet tashmë një ish lojtar i Tiranës. Lajmin e ka dhënë vet sulmuesi kroat i cili është shprehur se ka arritur një akord me klubin bardheblu për shlyerjen e pagave të prapambetura dhe se në ditët e ardhshme do të firmosë në Malajzi me klubin e Kuala Terenganu. Në vazhdim gjeni deklaratat e kroatit : “ Kam arritur një marrëveshje me bardheblutë për shlyerjen e 20 mijë eurove të prapambetura në dy muajt e ardhshëm. Zyrtarisht nuk jam më një lojtar i Tiranës pasi kam arritur akordin me një skuadër të re që është Kuala Terenganu në Malajzi. Marrëveshja është shumë e mirë nga ana financiare dhe do luaj në Malajzi për 6 muajt e ardhshëm. Nuk e përjashtoj një rikthim të mundshëm në Shqipëri pasi Tirana dhe Vllaznia janë pjesë e të shkuarës sime. Me këtë rast dua t’i uroj suksese si Tiranës ashtu edhe Vllaznisë për sezonin e ri futbollistik pasi te të dyja skuadrat kam shumë miq dhe shokë.” – përfundoi kroati.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.