Buzëqesh Flamurtari. Rikthehen dy lojtarë të rëndësishëm

0
SHPËRNDAJE

Flamurtari do të luajë një ndeshje delikate në fundjavë përballë skuadrës së Teutës në shtëpi. Skuadra vlonjate fitoi vetëm në fund në ndeshjen ndaj Lushnjës, por në ekipin e Duros sulmuesi Bushiç la fushën e lojës në fundin e pjesës së parë.

Sulmuesi kroat ka kryer sot rezonancën magnetike, teksa rezulton se ai ka vetëm lodhje muskulore sipas Super Sport.
31-vjecari ka shënuar 6 gola gjatë këtij sezoni dhe do të ndjekë një program të veçantë rikuperimi për ndeshjen e së shtunës ndaj durrsakëve.

Te skuadra vlonjate përveç Bushiç, është bashkuar me grupin edhe Ditmar Bicaj, i cili ka qenë i pezulluar në ndeshjen e fundjavës. Flamurtari mban vendin e tretë në renditje, teksa ekipi i Duros ka treguar se mund të jetë rival për titullin këtë sezon.

Bushic
Bicaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU