Buzëqesh Lushnja, miratohen 300 milionë lekë

0
SHPËRNDAJE


Bashkia e Lushnjës ka miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm dhe sporti ka zërin e saj në buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm.

Ashtu si vjet, shuma e miratuar është e njëjtë, 300 milionë lekë, me të cilat skuadra lushnjare do tentoje rikthimin në Superiore dhe të nisë sezonin e ri futbollistik.

Ishte menduar se do të akordohej një shumë më e madhe, 420 milionë lekë, ku një pjesë e kësaj shume do përdorej edhe për të ndërhyrë në stadiumin ” Roza Haxhiu “, i cili është amortizuar së tepërmi dhe ka nevojë për ndërhyrje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.